back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaShowBizReperi i njohur ndërron jetë në moshën 21 vjeçare

Reperi i njohur ndërron jetë në moshën 21 vjeçare

Të ngjajshme

Importi i energjisë, Ymeri i reagon sërish VV-së: Shpalosni kontratat dhe origjinën e rrymës

Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri ka reaguar ndaj deklaratës...

Zhegrova kundër Gjimshitit në çerekfinalen e Kupës së Italisë

Atalanta ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë. Skuadra...

Haxhiu kritikon Avokatin e Popullit për reagimin mbi moscertifikimin e Listës Serbe

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj...

Reperi Juice Wrld ka ndërruar jetë në moshën 21 vjeçare si pasojë e një sëmundje trunore në aeroportin Midway të Chicagos, mëngjesin e të dielës.

Ylli në ngritje kishte pasur gjakderdhje nga goja në momentin e arritjes së ekipit mjekësor, bën të ditur TMZ. Ai ka qenë i vetëdijshëm kur autoambulanca e mori për ta transportuar drejt spitalit, ku ishte shpallur i vdekur.

Shkaku i vdekjes akoma nuk është bërë i ditur, por nga njoftimet e para thuhet se është fjala për një çrregullim trunor.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Jarad A Higgins, ishte sëmurë porsa kishte ateruar në Chicago nga Kalifornia. Ai kishte qenë duke ecur në momentin kur e kishte pësuar krizën nervore.

Juice Wrld ka shijuar sukseset me hitet si, “Lucid Dreams” e “All Girls Are the Same”. Ai njëherësh ishte edhe mysafir në albumin e Travis Scott, “AstroWorld”.

Emrin skenik e ka marrë nga filmi i vitit 1992, “Juice”, me Tupac Shakur në rolin kryesor, ndërsa në javën e kaluar (2 dhjetor) e kishte festuar ditëlindjen e 21-të.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz