Falë investimit të Bashkimit Evropian, 107 familje në Obiliq/Obilić dhe Gllogoc/Glogovac do të paguajnë më pak për energji dhe do të jetojnë në kushte më të mira, pas përfundimit të renovimeve për efiçiencë të energjisë në ndërtesat sociale kolektive të banimit.
Këto renovime janë pjesë e Pakos së Mbështetjes për Energji prej 75 milionë eurosh, të financuar nga BE-ja, e cila synon t’i ndihmojë qytetarët, familjet dhe bizneset të përballen me çmimet e larta të energjisë. E zbatuar në bashkëpunim me institucionet e Kosovës dhe Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, kjo pako deri më tani ka mbështetur renovimin e 28 ndërtesave sociale kolektive të banimit në 13 komuna.
Si partneri më i fuqishëm i Kosovës dhe ofruesi më i madh i asistencës financiare, me mbi 3.7 miliardë euro të investuara që nga viti 1999, BE-ja vazhdon të mbështesë një të ardhme më të gjelbër dhe më efiçiente në fushën e energjisë për Kosovën.
Në Obiliq, në përurim morën pjesë Shefi i Bashkëpunimit i BE-së në Kosovë, Hubert Perr, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, drejtoresha e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Njomza Hoxha, si dhe nënkryetari i komunës, Berat Gashi. Në Gllogoc, përfaqësuesit të BE-së iu bashkuan ministrja Rizvanolli, drejtoresha e FKEE-së Hoxha dhe kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci.
Përfaqësuesit e komunave të Obiliqit dhe Gllogocit e mirëpritën këtë investim dhe shprehën mirënjohjen e tyre ndaj Bashkimit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme në gjithë Kosovën.
Këto investime u vlerësuan si mbështetje e menjëhershme për familjet në nevojë, por edhe si një kontribut afatgjatë për rritjen e efiçiencës së energjisë.
Shefi i Bashkëpunimit i BE-së në Kosovë, Hubert Perr, tha: “Jemi shumë krenarë që po shohim se kjo mbështetje po arrin te disa nga familjet më të cenueshme në Kosovë. Në kuadër të Pakos për Mbështetje në Energji, rreth 50,000 familje kanë përfituar subvencione për energjinë në një kohë kur çmimet ishin në kulmin e tyre. Ky është vetëm një shembull i partneritetit të fortë që Bashkimi Evropian ka me Kosovën në fushën e energjisë dhe efiçiencës së energjisë.”
Ministrja Artane Rizvanolli tha: “Dua ta falënderoj Bashkimin Evropian për mbështetjen përballë krizës energjetike, me vlerë prej 75 milionë eurosh, që është përkrahëse dhe që na ka lejuar që, në një periudhë shumë të shkurtër, t’i përfitojmë fondet dhe t’i zbatojmë në mënyrën më të duhur për shtetin tonë dhe për qytetarët tanë. Jam po ashtu shumë e lumtur që masat që i kemi marrë përmes kësaj pakoje kanë qenë kryesisht masa që kanë efekte afatgjata në eficiencën e energjisë, e jo të menjëhershme.”
Drejtoresha e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Njomza Hoxha, tha: “Përmes këtyre masave për efiçiencë të energjisë, ky investim ka sjellë kursime të energjisë deri në 82%, duke kontribuar njëkohësisht edhe në uljen e emetimeve të gazrave serrë.”
Në Obiliq, investimi përfshiu 58 familje në nevojë, kryesisht nga komuniteti rom dhe ai serb i Kosovës, përfshirë 15 familje me gra kryefamiljare.
Në Gllogoc, 49 familje, prej të cilave 11 me gra kryefamiljare, tashmë jetojnë në kushte më të mira në ndërtesat e rinovuara. Punimet e përfunduara përfshinë edhe izolimin termik të mureve.
Renovimet e mbështetura nga BE-ja ulin kostot e energjisë dhe përmirësojnë kushtet e jetesës për 107 familje në Obiliq dhe Gllogoc