BallinaLajmeRektori i ri i Universitetit të Gjakovës, pjesë e PDK-së, ishte akuzuar...

Rektori i ri i Universitetit të Gjakovës, pjesë e PDK-së, ishte akuzuar për atentat ndaj Anton Berishës

Të ngjajshme

Robert Berisha në një moment shumë të lumtur me të bijën

Këngëtari Robert Berisha është i njohur për natyrën e...

Kurti i mbledh herët në mëngjes ministrat nesër

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës...

E rëndë në Gjirokastër, 10-vjeçari denoncon 17-vjeçarin për ngacmim seksual

Një 17-vjeçar po hetohet nga policia në Gjirokastër pasi...

Një zyrtar i Partisë Demokratike të Kosovës sot ka marrë një post të ri. Artan Nimani është zgjedhur rektor i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.

Nimani është i njohur si anëtar i Këshillit Drejtues të partisë së Kadri Veselit, e cila, bashkë me disa parti të tjera aktualisht qeveris Kosovën.

Së fundmi, Nimani u pa edhe në Konventën e PDK’së, të mbajtur javë më parë, afër figurave kryesore të partisë.

E, mbi një dekadë më parë, rektori i ri i PDK’së në Gjakovë ishte akuzuar, bashkë me disa të tjerë, për atentat ndaj një personi.

Nimani ishte arrestuar me akuzën për sulm, në vitin 2007, ndaj ish-drejtorit të Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit, Anton Berisha.

Në gjyq, ai e kishte mohuar akuzën, sikurse edhe të akuzuarit e tjerë, Agron Haradinaj, Mentor Cela dhe Agim Hoti.

Nimani në fund të gjykimit ishte shpallur i pafajshëm nga gjykata.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz