back to top
Thursday, October 16, 2025
BallinaLajmeRekrutonte shtetase kolumbiane dhe i sillte në Shqipëri me pagë 3 mijë...

Rekrutonte shtetase kolumbiane dhe i sillte në Shqipëri me pagë 3 mijë euro për prostitucion, arrestohet 28-vjeçari

Të ngjajshme

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të...

Kosova i jep të “mbrapshtën” Suedisë, pensionohet edhe një yll nga kombëtarja

Viktor Claesson njofton se po tërhiqet nga kombëtarja suedeze. Viktor...

Video që frymëzon, Xhensila “shpërthen” në palestër

Një nga artistet më të dashura të skenës shqiptare,...

Policia njofton për një kanosje në Dragodan, arrestohet i dyshuari

Sot rreth orës 11:00 policia ka bllokuar rrugën në...

Pas katër ditësh ndjekjeje, policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar kolumbian, i cili ishte shpallur në kërkim si pjesë e grupit që rekrutonte vajza nga Amerika Latine për t’i shfrytëzuar për prostitucion në Shqipëri.

Arrestimi i tij u bë në pikën kufitare të Muriqanit, në vijim të operacionit të koduar “Storm 9”, që po zbardh detaje të reja mbi veprimtarinë e këtij rrjeti kriminal.

Sipas të dhënave zyrtare, Duvan Gomez, 28 vjeç, u kap pas një bashkëpunimi mes strukturave të DVP Durrës dhe Policisë Kufitare të Muriqanit, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për “Trafikim të personave të rritur” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”. Hetimet kanë zbuluar se ky shtetas rekrutonte gra kolumbiane, duke u premtuar punësim në Shqipëri kundrejt një pagese prej 3000 eurosh, por pasi ato mbërrinin në vend, i detyronte të ushtronin prostitucion, shkruan Topchannel.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi tre aparate celularë, që dyshohet se përdoreshin për komunikim dhe organizimin e veprimtarisë kriminale.Operacioni “Storm 9”, i zhvilluar pas 3 javësh hetime me metoda proaktive, kishte çuar më herët në identifikimin e disa personave të përfshirë dhe në zbulimin e një apartamenti me qira në lagjen nr. 18 të Durrësit, ku dy shtetase kolumbiane ushtronin prostitucion dhe shisnin lëndë narkotike.

Burime nga policia bëjnë me dije se po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet ndërkombëtar, që dyshohet se ka vepruar edhe në vende të tjera të rajonit.
Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore në ngarkim të të arrestuarit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz