Rekord raste të reja me koronavirus në Gjermani
03

Lexo edhePronarit të një kafeneje në Prishtinë i humb kuleta, kishte pagat e punëtorëve në të

Gjermania ka raportuar 16 mijë e 774 raste të reja të infeksioneve me koronavirus.
Sipas Agjencisë për Kontroll të Sëmundjeve, shifra e 24 orëve të fundit është më e larta që prej paraqitjes së pandemisë, transmeton Klan Kosova.
Kjo është dita e dytë me radhë që ka pasur numër rekord të rasteve, ku një ditë më parë ishte 14 mijë e 964.

Lexo edhePronarit të një kafeneje në Prishtinë i humb kuleta, kishte pagat e punëtorëve në të
Duke paralajmëruar masat e reja, Kancelarja Angela Merkel, ka thënë se: “Ne duhet të veprojmë dhe do të veprojmë” .