Rei Manaj pritet të transferohet te Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe. Klubi nga Emiratet ka arritur një marrëveshje me Sivasporin për kartonin e sulmuesit shqiptar, me vlerë rreth 2 milionë euro.
Ajo që bie në sy është paga e majme që do të përfitojë Manaj në ekipin e ri. Burime pranë negociatave bëjnë me dije se ai do të përfitojë 2.5 milionë euro neto në sezon, një shumë që e rendit ndër futbollistët më të paguar të Kombëtares shqiptare.
Në listën e pagave më të larta qëndrojnë edhe Elseid Hysaj dhe Mirlind Daku, të cilët sipas raportimeve përfitojnë shuma që i afrohen 3 milionë eurove në vit.
Manaj kishte edhe një vit të mbetur në kontratën me Sivasporin, por rënia nga kategoria e klubit turk dhe tensionet mes palëve drejt fundit të sezonit, përshpejtuan largimin e tij.