Të gjithë ishim krenarë për mirësinë e treguar nga shqiptarja Elona Agolli, e cila prej 21 vitesh jeton në Greqi, teksa qepi 600 maska dhe ia dhurojë spitalit të qytetit në të cilën jeton, Grevena.
Gjesti i saj është vlerësuar maksimalisht në Greqi. Ka qenë vetë Presidentja Ekaterina Sakellaropoulou, ajo që ka telefonuar shqiptaren dhe e ka uruar për këtë gjest.
“Rrobaqepësit e modave bëjnë maska, mësuesit vazhdojnë kurse online, bizneset ofrojnë mbështetje financiare dhe logjistike. Akte të tilla na japin një mundësi unike për të rimenduar vlerat tona njerëzore dhe mënyrën se si ne organizojmë marrëdhëniet tona personale, familjare dhe shoqërore,”- shprehet Sakellaropoulou.
Rrobaqepësja shqiptare Elona Agolli, pronare i dyqanit në Grevena, iu përgjigj kërkesës së spitalit Grevena për të bërë 600 maska dhe madje refuzoi të paguhej për to, kur zyrtarët e spitalit kërkuan një çmim për të bërë pagesën.
Ndërkohë nga ana tjetër, Agolli kishte harxhuar nëntë ditë për të qepur 600 maskat.
