BallinaLajmeRefugjatja nga Kosova kthehet në Kosovë si shkencëtare

Refugjatja nga Kosova kthehet në Kosovë si shkencëtare

Të ngjajshme

Mujanovic: Parlamenti Evropian të kërkojë largimin e zyrtarëve të KE që rekomanduan masat ndaj Kosovës

Analisti boshnjak, Jasmin Mujanovic, ka reaguar pasi Parlamenti Evropian...

Syri i keq mos e paftë, Bora Zemani po duket mahnitëse në këtë pamje

Bora Zemani është një nga moderatorja me e pëlqyer...

Heqja e masave të BE-së, Kusari-Lila: Nga tani, të ketë trajtim meritor për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza-Kusari Lila ka...

Irani bën një kërkes në FIFA rreth Kupës së Botës

A do të jetë Irani pjesë e Kupës së...

“Tani për tani nuk është duke u mësuar për neuroshkencë në Kosovë”. Kështu tregon Egzona Morina, një studente e doktoraturës në Qendrën Sainsbury Wellcome të Londrës në Universitetin e Londrës.

“Është departamenti i neurologjisë dhe ka pasur departament të psikologjisë klinike në Prishtinë  por nuk ka mësim formal të neuroshkencës në vend”, thotë kosovarja.

Egzona, vetë refugjate e konfliktit në Kosovë në fund të viteve 90, u rrit në Belgjikë para se të fitonte një bursë të tenisit për Shtetet e Bashkuara, ku më pas i kaloi vitet formuese të arsimimit të saj.

Puna me fëmijët që kanë disleksi gjatë diplomës së saj të psikologjinë klinike e largoi atë nga fusha e tenisit dhe e bëri atë të dëshirojë të vazhdojë studimet e magjistraturës në neuroshkencë në Universitetin Columbia ne Nju Jork. Një klasë psikopatologjike kapi interesin e saj dhe më pas u zhvendos nga klasa në laborator, për të punuar si menaxhere e laboratorit dhe teknike në Universitetin e Nju Jorkut (NYU) për disa vite.

Ajo u transferua në Londër në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2017 për të filluar studimet e doktoratës në Qendrën Sainsbury Ëellcome për Qarqet dhe Sjelljet Neurale pas një vere në Kosovë ku diskutimet me miqtë dhe familjen theksuan një hendek si në arsimin e shkencës dhe në ndjekjen e karrierave të shkencës nga studentët në vend, shkruan gazetari Adam Tozer për Technologynetworks.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz