BallinaLajmeRefugjatja afgane në Kosovë, lind në stacionin e autobusëve (FOTO)

Refugjatja afgane në Kosovë, lind në stacionin e autobusëve (FOTO)

Të ngjajshme

Nesër e deri më 12 maj mbyllet një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga...

Monaco drejt transferimit përfundimtar të Ansu Fatit

Klubi francez AS Monaco po përgatitet të aktivizojë klauzolën...

Një refugjate nga Afganistani, me emrin Nuris Nazami ka lindur në stacionin e autobusëve në fshatin Vracevo afër Leposavicit në veri të Kosovës, ku ajo u transferua pastaj në spitalin e Mitrovicës.

Një banorë i këtij fshati u ka thënë mediave se gruaja nga Afganistani kishte lindur një vajzë.

Fshatarët thirrën menjëherë policinë dhe mjekët, ku pastaj nëna dhe vajza janë transferuar në Departamentin e gjinekologjisë në Qendrën klinike të Mitrovicës.

Gjinekologu Nebojsa Belovic, ka thënë se është e vështirë për të marrë informacione nga pacientja ngase nuk flet anglisht.

Familja Nazam mbërritën 10 ditë më parë në Kosovë, dhe ishte kontrolluar në Prizren ku i ishte thënë se shtatzania e saj ishte normale.

Ata janë duke u strehuar në një shtëpi të braktisur, kështu duke pritur mundësinë e parë të dalin në Serbi e pastaj në Evropën Perëndimore. /gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz