BallinaLajmeReferendumi: Si votoi Vetëvendosje për marrëveshjen me LDK’në

Referendumi: Si votoi Vetëvendosje për marrëveshjen me LDK’në

Të ngjajshme

Brikenën e “tradhëton” fustani, zbulon aksidentalisht të pasmet

Prime-i i mbrëmshëm në BBVA u takoi Brikenës dhe...

Ndërrim komande në KFOR: Hetényi merr drejtimin e batalionit taktik rezervë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, kryesoi ceremoninë e...

I dyshuari e kërcënon taksistin me thikë, ia grabit 15 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull, taksist...

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar referendum të brendshëm, duke hedhur në votim se a duhet të bëhet marrëveshja me LDK’në për formimin e Qeverisë.

Zyrtari i LVV’së, Adnan Rrustemi, ka dhënë detaje si LVV’ja mban referendume dhe çfarë rëndësie kanë ato.

“Kemi mobilizuar strukturat tona. Në mënyrë që të shprehin vullnetin e tyre”, ka thënë ai.

Ai tregon se statuti i partisë parasheh që marrëveshjet që merren nga kryesia, duhet ta marrin pëlqimin e shumicës së të anëtarësuarsve të LVV’së.

“Statutit i VV’së thotë se në instancë të fundit, miratohet marrëveshja. Ky është vullnet i anëtarësisë dhe nuk mund të shmanget. Ajo duhet të arrihet nga palët, pastaj të formalizohet nga anëtarësia”, ka thënë Rrustemi.

Ndonëse thotë se referendumi e formalizon marrëveshjen, zyrtari i VV’së thotë se nuk mund të paragjykohet rezultati, kur pyetet se çka do të ndodhte nëse anëtarësia del kundër marrëveshjes me LDK’në.

“Ne nuk mund ta paragjykojmë rezultatin. Presim të marrim rezultatin dhe pastaj të bëjmë publike përmbylljen, se si ka votuar anëtarësia”, shprehet ai. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz