back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeReduktohet numri i stafit nëpër institucione

Reduktohet numri i stafit nëpër institucione

Të ngjajshme

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Reali publikon listën anti-Benfica

Real Madridi do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit...

Rritje historike e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë euro

Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat...

Prokuroria kërkon dënimin e Alidemjat për krime lufte, mbrojtja lirimin e tij

Aktgjykim dënues kanë kërkuar Prokuroria Speciale si dhe përfaqësuesi...

Gjendet drogë në burgun e Dubravës, konfiskohen 6 gramë marihuanë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për medie ka bërë të ditur masat e reja parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Hoti ka thënë se do të reduktohet numri i të punësuarve nëpër institucione në vetëm staf të domosdoshëm e po ashtu do të reduktohen të gjitha shërbimet të cilat nuk janë me urgjencë po që mund të presin, shkruan Reporteri.net.

Këto masa të reja u morën pas takimit të kryeministrit Hoti me drejtuesit e institucioneve shëndetësore të Kosovës dhe pritet të votohen në mbledhjen e Qeverisë që do mbahet në ora 15:00.

Ky takim vjen në kohën kur në Kosovë, është rritur numri i të infektuarve nga koronavirusi dhe rastet e vdekjeve nga ky virus.

Vetëm gjatë pesë ditëve të fundit janë regjistruar 557 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Vetëm gjatë të shtunës, autoritetet kanë konfirmuar se nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi, kanë vdekur tetë pacientë.

Gjatë ditës, mediat kanë raportuar se edhe pesë pacientë kanë vdekur nga koronavirusi, teksa aktualisht në Kosovë janë 66 raste të konfirmuara të vdekjeve nga ky virus. /Reporteri.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz