back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeReciprociteti në targa me Serbinë, Labi-Kurtit: Pirolla të qoftë babalok

Reciprociteti në targa me Serbinë, Labi-Kurtit: Pirolla të qoftë babalok

Të ngjajshme

Polonia: Shtatë dronë dhe pjesë të një rakete janë gjetur deri tani

Shtatë dronë dhe “mbetje të një rakete” janë gjetur...

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në...

Shqipëria aranzhon një miqësore para ndeshjes me Serbinë!

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në...

ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) ka realizuar auditimin...

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka folur për vendimin e vendosjes së tabelave të përkohshme RKS për të gjithë ata që hyjnë në Kosovë me tabela tjera, e sidomos nga Serbia.

Pas kësaj ka reaguar këngëtari i njohur, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, i cili tha se e duartroket kryeministrin Kurti për këtë vendim, sepse sipas tij kjo nuk ka të bëjë me fushatë.

Labi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, u shpreh se kur ka të bëjë diçka në lidhje me Kosovën, i sheh gjërat siç janë e jo të kundërtën vetëm pse nuk është i të njëjtës parti.

“Pirola të qoftë babalok. Erifi – Albin Kurti ua vendosi targat me RKS, Zoranit e Draganit”, ka shkruar Labi.

Postimi i plotë i Labit pa ndërhyrje:

Mirëdita shqiptarë!

Pirolla të qoftë bablok!

ERIFI – ALBIN KURTI,

Ua vendosi targat me RKS, Zoranit e Draganit
PO I SHOH DO QË PO THONË PËR RECIPROCITETIN-kinse qeveria po bën fushatë,

Nuk është fushatë, se këtë vendim secila qeveri ka tentuar ta realizojë, veq kush rren!
Në tabela, nuk po shkruan; PDK, LDK, AAK, apo VV, por; po shkruan RKS!

Qysh me i than fushatë kësaj pune?!

Sot Albin Kurti, bëri diqka supër të mirë për Kosovën, duartrokiteni, se është vendim për Kosovën dhe nuk ka të bëjë me fushatë, dhe as lehtë nuk do ta ketë , se tani veq fillojnë presionet sikurse me Ramushin për taksën….! Apo keni harruar kur qonte selame BE-ja…!

“Nëse edhe sot paskemi fushatë me qeverinë aktuale, atëherë të gjitha qeveritë e kaluara paskan bërë fushatë”

Kryeministër, vendim tepër me vend.

Edhe ata duhet me u GËRRBAVË, sikurse ne afro 10 vite!

Tani ata i ndrrojnë ato tabelat e NISHIT me të RKS-së.

Pirolla të qoftë Bablok

Njerëz, kur ka të bëjê diqka me Kosovën, unë ngjyrat i shoh qysh janë, e jo të kunderta vetem pse nuk jam ndoshta i së njejtës parti sot apo nesër.

Ditën e mirë.

Me respekt, Labi Kosovë e Shqipërisë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz