Receta si të gatuani pogaçe me jogurt për 20 minuta e gatshme për ta ngrënë
01

Lexo edheKujdes duart mund të paralajmërojnë gjithashtu edhe disa probleme shëndetësore

Nuk ka furrë buke e cila gatuan këso buke të mirë!
Fjala është për pogaçen e cila gatuhet me jogurt, i cili brumit i jep butësi të mrekullueshme dhe shije të pashembullt, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
▪ 2 vezë,
▪ 2 dl jogurt,
▪ 230 g miell,
▪ 130 ml vaj luledielli,
▪ gjysmë pluhuri për ëmbëlsira,
▪ 1 lugë e vogël kripë.
Përgatitja:
Me mikser tundni një vezë dhe një të bardhë të vezës, shtoni jogurtin dhe 130 ml vaj.

Lexo edheKujdes duart mund të paralajmërojnë gjithashtu edhe disa probleme shëndetësore
Kësaj përzierjeje shtoni 230 g miell të butë, pluhurin e ëmbëlsirave, kripën dhe të gjitha përzieni me mikser me shpejtësinë më të vogël.
Tepsinë e madhësisë 20×30 cm lyeni me vaj dhe qitni miellin, pastaj qiteni me dorë përzierjen.
Lyeni me të verdhët e vezëve dhe piqeni në furrë të ngrohur në 230 gradë rreth 15 minuta.
Ju bëftë mirë!