BallinaJetëReceta me majdanoz që kuron 5 sëmundje të njohura

Receta me majdanoz që kuron 5 sëmundje të njohura

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Majdanozi është një erëz e pasur me shumë lëndë ushqyese, por kur konsumohet si lëng rritet përthithja e këtyre mineraleve dhe vitaminave.

Nëse do të pini një gotë nga lëngu që do ju tregojmë më poshtë, ju do të ndiheni të ngopur për shkak të përmbajtjes së madhe të fibrave , por do të merrni gjithashtu enzimat, antioksidantët, mineralet dhe elementët e tjerë të dobishëm.

Këtu janë 5 përfitimet shëndetësore të lëngut të majdanozit!

1. Kundër erës së keqe të gojës

Vuani nga halitoza ose era e keqe e gojës? Majdanozi mund të ndihmojë!

Majdanozi është i pasur me klorofil, i cili ndihmon në neutralizimin e baktereve duke bërë që fryma juaj të jetë e freskët.

2. Shëndeti i kockave

Majdanozi përmban nivele të larta të vitaminës K, një lëndë ushqyese thelbësore që parandalon frakturat dhe ruan e densitetin e kockave.

3. Përmirëson tretjen

Vaji esencial i majdanozit dhe majdanozi, përdoren për trajtimin e çrregullimeve dhe simptomave të ndryshme gastrointestinale, duke përfshirë konstipacionin, fryrjen e barkut dhe ndjesinë e të vjellës.

4. Shëndeti kardiovaskular

Lëngu i majdanozit mbron zemrën tuaj. Kjo për shkak të sasisë së saj të lartë të vitaminës C, vitaminës E, beta-karotenit dhe antioksidantëve të ndryshëm. Radikalet e lira neutralizohen duke u ulur kështu rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, lëngu i majdanozit është një burim i mirë i folateve, një element kimik që kundërvepron përhapjen dhe efektet e molekulave të homocisteinës, të cilat mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në enët e gjakut. Njerëzit që pinë lëng majdanozi në mënyrë të rregullt janë më pak të prirur për atake të papritura në zemër .

5. Ilaç për infeksionet e veshkave

Majdanozi mund të përdoret gjithashtu për të trajtuar inflamacionin e fshikëzës, gurëve në veshkja etj.

Receta:

2 lugë gjelle mjaltë
1 lugë çaji rrënjë xhenxhefili të freskët
1 mollë
Lëngun e një limoni
1 tufë majdanoz
1/4 filxhan uji

Përgatitja:

Kombinoni mollën, majdanozin, lëngun e limonit, xhenxhefilin dhe mjaltin në një blender me 1/4 gotë ujë.

Shtrydheni derisa të formohet një masë homogjene dhe konsumojeni

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz