BallinaSportReali përshendetet me titullin, ndalet edhe nga Girona

Reali përshendetet me titullin, ndalet edhe nga Girona

Të ngjajshme

Real Madrid duket se ka humbur tashmë shpresat për titullin e kampionit të Spanjës.

Pas humbjes nga Mallorca javën e kaluar, madrilenët sonte nuk arritën më shumë se një barazim ndaj Gironas, shkruan IndeksOnline.

Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Santiago Bernabeu”, ishte i barabartë, 1-1.

Federico Valverde i dha epërsinë Realit, me një supergol në minutën e 51-të.

Por gëzimi i tyre zgjati shumë pak, pasi Thomas Lemar barazoi rezultatin në minutën e 62-të.

Real Madridi tashmë ka 70 pikë, dhe renditet në vendin e dytë në tabelë, me gjashtë pikë më pak se Barcelona, e cila nesër luan kundër Espanyolit.

Në anën tjetër, Girona ka 38 pikë dhe renditet në vendin e 12-të./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz