Reali Madridi ka barazuar me Sevillan me rezultat 3-3, por fitorja në ndeshjen e parë me rezultat 3-0 i ka mjaftuar për t’u kualifikuar në fazën tjetër të Kupës së Mbretit.
Të parët në epërsi klaun vendasit pas vetëm 10 minutave lojë, kur Danilo shënoi autogol.
Reali barazoi në 1-1 me Asensio (48’).
Pas vetëm 6 minutave shënoi Stefan Jovetic, që debutoi me gol me Sevillan pas transferimit nga Interi.
13 minuta para fundit Iborra shënoi për 3-1 duke ngjallur shpresat për një kualifikim të Sevillas.
Por shpresat i shuajti Ramos që shënoi për 3-2 në minutën e 83-të. Kurse për 3-3 shënoi Benzema në kohën shtesë./Drenicapress.info/
https://www.youtube.com/watch?v=J5irM7oKFpg
- Advertisement -