Real Madridi e zbulon fanellën e tretë për sezonin 2026/27

Real Madridi e ka prezantuar sot edhe zyrtarisht fanellën e tretë të klubit, në prag të fillimit të sezonit të ri 2026/27.
“Los Blancos” do ta nisin sezonin e tyre të shtunën, më 22 gusht, kur do të përballen me Espanyolin në ndeshjen e parë të kampionatit spanjoll.
Fanella e re vjen në një ngjyrë rozë të ndezur, me detaje të bardha në jakën në formë V-je, mëngë, tri vijat karakteristike të Adidasit, logon e prodhuesit dhe stemën e Real Madridit.
Dizajni plotësohet nga modele gjeometrike të frymëzuara nga punimet artizanale të Amerikës Latine, sipas rrjetit “Foot Mercato”, përcjell “Gazeta Express”.
El latido de una ciudad. 🩷
Presentamos la nueva tercera equipación del Real Madrid 2026/27. Ya disponible.@adidasfootball pic.twitter.com/tK3qXue7QM— Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 12, 2026

Lexo edheZyrare: Behar Maliqi e merr drejtimin e skuadrës kosovare
Përmes kësaj fanelle, Real Madridi synon ta theksojë lidhjen që i bashkon tifozët e tij në të gjithë botën, si dhe pasionin për klubin që i kapërcen kufijtë dhe kulturat.
Fanella e përmban gjithashtu teknologjinë “Climacool” të Adidasit, e cila është krijuar për ta larguar lagështinë nga trupi, ndërsa materialet e lehta me teknologji tredimensionale synojnë të ofrojnë një përshtatje më të mirë.
Fanella e re do të jetë një tjetër element i koleksionit të Real Madridit për sezonin 2026/27, duke e sjellë një pamje të veçantë dhe më të guximshme për “Los Blancos”. /Gazeta Express














