Real Madrid pritet të jetë aktiv gjatë afatit kalimtar të verës
Nga Real Madridi, në fund të këtij sezoni, mund të largohet disa yje si: James Rodriguez, Gareth Bale e Luka Modric.
Por, drejtuesit e Los Blancos nuk do të rrinë duarkryq gjatë afatit kalimtar të kësaj vere. Përveç sulmuesit të Flamengos, Vinícius Júnior, Real Madridi pritet të transferoj edhe dy yje të rinj.
Fjala është për Dele Allin (Tottenham) dhe Kylian Mbappe (Monaco), shkruan Fichajes.net, përcjell Express.
Dele Alli, i cili ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2022, nuk e ka përjashtuar mundësin e largimin nga Tottenham. “Çdo gjë mund të ndodhë në çdo kohë”, ka deklaruar Alli.

Kurse, Real Madridi shumë shpejtë pritet t’i nis edhe negociatat me Monacon për transferimin e sulmuesit francez, Kylian Mbappe.
Los Blancos një herë kishte planifikuar që lojtarin ta transferoj në vitin 2018, por kanë ndryshuar mendjen duke tentuar që ta transferojnë gjatë kësaj vere.
Mbappe, i cili ka shkëlqyer këtë sezon në Monaco, kushton rreth 100 milionë euro. Ai kërkohet edhe nga ekipet e mëdha si Barcelona, Juvetnus, Inter, Arsenal, Chelsea, Manchester Untied dhe City.
