BallinaLajmeReagon Sveçla: Kufiri me Shqipërinë kurrë nuk ka qenë i mbyllur gjatë...

Reagon Sveçla: Kufiri me Shqipërinë kurrë nuk ka qenë i mbyllur gjatë Qeverisë ‘Kurti’

Të ngjajshme

Irani e mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

Irani ka njoftuar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, duke...

Rubio mbërrin në Francë me mesazh për G7-n: Bëni më shumë rreth Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti në Francë...

Refuzohet apeli i Real Madridit për kartonin e kuq të Valverdes

Federico Valverde po shkëlqen së fundi me Real Madridin. Uruguajani,...

Mungon vaksina kundër rotavirusit në Kosovë, institucionet presin furnizim

Qendrat e Mjekësisë Familjare në Kosovë kanë mbetur pa...

Xhelal Sveçla ka deklaruar se gjatë Qeverisë “Kurti”, kufiri me Shqipërinë nuk ka qenë i mbyllur, por që ka pasur kufizime në qarkullim.

Ish-udhëheqësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP), Xhelal Zveçla, ka thënë se gjatë kohës së pandemisë, në asnjë moment nuk ka qenë i mbyllur kufiri me Shqipërinë.

Sipas tij, kufiri ka qenë i hapur tërë kohën, por që për shkak të pandemisë me COVID-19, ka pasur kufizime në qarkullim.

“Në asnjë moment kufiri i Shqipërisë nuk ka qenë i mbyllur gjatë qeverisë Kurti. Në çdo pikë kufitare me të gjitha vendet kanë qenë të njëjtat kufizime në qarkullim, për shkak të pandemisë, por kurrë jo i mbyllur. Masat janë të publikuara në faqet zyrtare të qeverisë dhe ministrive, e lehtë mund të shohin të gjithë se kurrë kufiri me Serbinë, gjatë qeverisë Kurti nuk ka qenë më i hapur se me atë të Shqipërisë. Përkundrazi”, ka shkruar ndër të tjerash Sveçla.

Postimi i plotë i Sveçlës, pa ndërhyrje:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz