back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeReagon Rexhepi ndaj deklaratave të Shefqet Krasniqit: Mos e bëni fenë cirk...

Reagon Rexhepi ndaj deklaratave të Shefqet Krasniqit: Mos e bëni fenë cirk dhe gogol

Të ngjajshme

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Gjykata Kushtetuese del me vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit ishte anti-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se...

Vjedhja e votave në Malishevë | Kryeprokurori: 15 kryesues janë ndaluar për 48 orë!

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Enis Gashi ka...

Ndalimi i 15 kryekomisionerëve në Malishevë, deklarohet prokurorja Laura Pula

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, nga Gjakova...

Ka reaguar kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni për zërat dhe polemikat e fundit rreth asaj se a duhet gratë të dalin në plazhë, duke thënë ”Është e pafalshme të vlerësosh si gra të përdala nënat, gratë, motrat dhe bijat e hallkut.”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me një shkrim të titulluar “Ç’ punë keni me gratë e huaja?” Sulejman efendi Rexhepi në mes tjerash thotë ”Jam tej mase i prekur nga vrazhdësia dhe lehtësia e padurueshme me të cilën disa “predikues të Islamit” po i qasen gruas në përgjithësi. Është e pafalshme të vlerësosh si gra të përdala nënat, gratë, motrat dhe bijat e hallkut. Ato gra kanë baballarë, vëllezër, burra e djem, pra për ato ka kush të përkujdeset. Besa,duke e njohur mentalitetin tonë, ka edhe kush e shkrepë armën për ato gra.”

“Më të moshuarve do ju kujtohet me siguri se çfarë i ndodhi ish-liderit komunist kosovar Fadil Hoxha kur e tha një fjalë goje për gratë serbe, andaj po habitem se si dikush që i thotë vetes hoxhë merr guximin dhe aq lehtas prekë në nderin e gruas shqiptare. Mos të harrojmë, nga shtatë milionë shqiptarë, tre milionë e gjysmë janë femra, por në këtë rast është ofenduar edhe pjesa mashkullore e kombit shqiptarë. Iritimi i grave shqiptare dhe i burrave të tyre, mjerisht mund të reflektojë me krijimin e rezervave ndaj Islamit, jo ndaj njeriut që nuk e kontrollon gojën e vetë.
Kujtoj se muslimanët shqiptarë si edhe të gjithë muslimanët tjerë, kanë para vetes sfida shumë më të mëdha e më të rëndësishme se problem i grave që i marrin vetullat, se gratë që shkojnë në det, se gratë që veshin pantollona, se robëreshat e seksit që po ju takuakan muslimanëve në luftë.”

“Po ashtu, nuk më duket ndonjë gjë qenësore se sa gra mund të merr muslimani dhe” a mund të merr më shumë se katër sepse Pejgamberi Muhamed a.s. paska pasur më shumë” !? Dhe, puna e grave nuk përfundon këtu. Predikuesit tanë që kanë marrë rolin e “policëve moralë” po mbajnë edhe ligjërata se sa qenka sevap me i marrë gratë e shehidëve. Personalisht, nuk kam dëgjuar që ndonjëri nga këta sevapbërës të ketë marrë ndonjë grua shehidi që ka pesëdhjetë e kusur vjetë, që nuk është e bukur e që ka plotë fëmijë. Të marrësh një grua të atillë, po se do ishte një sevap i madh. Pejgamberi Muahmed a.s. ka thënë: “Allahu nuk është i mëshirshëm për ata që nuk kanë mëshirë për të tjerët”. shkruan në mes tjerash Sulejman efendi Rexhepi, kryetar i Bashkësisë Fetare Islame./Telegrafi/

Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU!

Të Fundit

Sport

ShowBiz