back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeReagon OVL mbi letrën e Thaçit për Gjykatën Speciale: E drejtë por...

Reagon OVL mbi letrën e Thaçit për Gjykatën Speciale: E drejtë por shumë e vonuar!

Të ngjajshme

Mendimi për motin: Nesër nxehtë dhe me vranësira e intervale me diell

Mendimi për motin – 9.09.2025 Vransira kalojnë më shpesh gjatë...

Ministrja suedeze përplaset në tokë gjatë konferencë për shtyp

Një incident shqetësues ndodhi gjatë një konference për shtyp...

Shukri Buja prezanton rikthimin e Tregut të Gjelbër në Lipjan

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka prezantuar...

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në letrën që i shkruajti sekretarit amerikan, Mike Pompeo, ndau shqetësimin lidhur me veprimtarinë e Dhomave të Specializuara në Hagë, duke deklaruar se marrëveshja e bërë vite më parë për Gjykatën Speciale, është shkelur.

Ndër të tjerash, Thaçi në letër ka shkruar se ka pasur pak progres në zbatimin e mandatit të paraparë të Dhomave të Specializuara, ka kërkuar siguri për personat e përfshirë në proces, ka shprehur shqetësimin se Zyra e Prokurorit Special ka dedikuar burimet për të hetuar vetëm shqiptarët e Kosovës, çështjen e afatit të vizave për personat e përfshirë në proces, etj.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka thënë për Gazeta Blic se kjo letër edhe pse e drejtë, ka qenë e vonshme nga ana e presidentit.

“Është letër e drejtë, por letër shumë e vonuar dhe shumë vonë e ka pa këtë, ne kaherë e kemi pa që diçka nuk është në rregull, megjithatë deputetët nuk kanë reagu, as presidenti. Është një gjë e mirë, presidenti është dashtë me e thënë edhe më herët këtë çështje sepse thjesht dhe hapur është pa që kjo formë që është ngritë kjo Gjykatë është e paprecedantë juridikisht por edhe e shkeljes së drejtave të njeriut, sepse është gjykatë një etnike, është gjykatë raciste”, ka thënë Haradinaj.

E sa i përket hetimit vetëm të shqiptarëve, ai mbështet atë që ka shkruar Thaçi, duke shtuar se është Gjykatë e padrejtë dhe politike.

“Vetë procedura se kush akuzohet dhe si akuzohet, ku vetëm një anshëm shqiptarët akuzohen, vetëm të nacionilitetit shqiptar, është e paprecedentë. Ashtu është ndërtu edhe kjo Gjykatë, ashtu po shihet që po vepron, është një etnike, është raciste, e padrejtë dhe shihet që është politike, sikur me dashtë me rahatu agresorin sepse dihet kush ka pasë mundësi këtu të krimit, dihet kush ka qenë forca e madhe, kështu që për ne është e pakuptimtë”.

Presidenti Thaçi ka kërkuar që shqetësimet e tij lidhur me Dhomat e Specializuara në Hagë, të merren në konsideratë me urgjencë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Mirëpo, ndaj saj ka reaguar vetë sekretari amerikan duke treguar pasojat nëse Kosova tenton të pengojë punën e Speciales.

“Shfuqizimi ose minimi i punës, strukturës ose lokacionit të Dhomave të Specializuara ose Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në çfarëdo mënyre do ta dëmtonte seriozisht kredibilitetin e Kosovës në botë; pretendimet do të mbeteshin njollë e përhershme mbi Kosovën; do të vihej në dyshim përkushtimi i Kosovës në sundimin e ligjit; mohohet drejtësia për viktimat; dhe e mjegullon të ardhmen e Kosovës si anëtare e familjes Euro-Atlantike dhe komunitetit ndërkombëtar. Operimi i Dhomave të Specializuara, sipas formatit aktual është mënyra më e mirë që Kosova ta përmbyll këtë kapitull të historisë së saj dhe për t’ia mundësuar Shteteve të Bashkuara të kundërshtojnë argumentet e mohuesve të shtetit të Kosovës…”, shkruan në letër, Pompeo./Gazeta Blic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz