Reagon OVL e UÇK-së në Dukagjin: Ndalimi i Haradinajt, një pengmarrje politike

Seanca e sotme në Kolmar të Francës, e vërtetoi atë që ne e kemi thënë që në fillim të ndalimit të Komandantit të ZO të Dukagjinit dhe ish Kryeministrit Ramush Haradinaj. I tërë ky proces, mund të quhet thjeshtë një pengmarrje politike, e aspak punë e drejtësisë, në të cilën thirret vazhdimisht Franca e Evropa.
Me këtë veprim, politika franceze dhe përkrahësit e tyre, po tentojnë destabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit, për të realizuar agjendat e tyre. Ashtu sikur kur vendosi telat në urën e Mitrovicës, duke krijuar një problem që ende po e ngulfat Kosovën, edhe tani po e luan rolin e njëjtë, në bashkëpunim me po të njëjtat personazhe me të cilët bashkpunonte ngushtë me 1999.
Mbajtja peng e Komandantit Haradinaj, po bëhet me qëllim që të merren vendime në dëm të Kosovës dhe popullit të saj. Kjo qeveri e shantazhuar dhe servile ndaj bashkësisë ndërkombëtare, pasi nuk po arrin të sigurojë mbështetjen as nga populli e as nga deputëtet për këto veprime të dëmshme, nuk po kursen asnjë metodë për të kërcnuar e shantazhuar ata që u vendosën në anën e interesit të vendit e popullit.

Lexo edheRamush Haradinaj: Turp të ju vije, unë jam peng politik
Ne ju themi që të mos tentojnë të ndërmarrin vendime të cilat do të bartin pasoja edhe tek gjeneratat që vijnë, sepse Ramush Haradinaj edhe pse i ndaluar, ka ushtarët e vet në Kosovë, të gatshëm për mbrojtjen e çdo pëllëmbe të Atdheut, ashtu siç ishin të gatshëm çdo herë.
Nëse Kosova ka ende aleatë ndërkombëtarë, të cilët nuk e dijm më se kush janë, ju bëjmë thirrje që të ndalin këtë padrejtësi dhe të ndikojnë në lirimin e Komandantit Ramush Haradinaj, për të cilin Kosova ka nevojë më shumë se kurrë.














