BallinaDrenica +Drenica SportReagon Nikli: Fajet i ka referimi!

Reagon Nikli: Fajet i ka referimi!

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Feronikeli është i pakënaqur me vendimet e arbitrit në ndeshje me Dritën.

Klubi futbollistik nga Drenasi ka reaguar sot nëpërmjet një postimi në Facebook.

DrenicaPress e sjell të plotë reagimin e Niklit:

 

Reagim i klubit për referimin në ndeshjen me Dritën:

Feronikeli është i pakënaqur me vendimet e arbitrit

Duke e parë rëndësinë e ndeshjes dhe ndikimin që do të kishte fitorja, ne jemi mobilizuar me të gjitha kapacitetet dhe lojtarët ishin më të motivuar se kurrë që fitoren ta sillnin në qytet.

Mbi këtë parim edhe nisi loja, ku Feronikeli luftoi më të gjitha forcat që të dilte me bilanc pozitiv nga kjo ndeshje, gjë që edhe solli golin e parë, por mbi të gjitha, një lojë cilësore dhe një ekip kompakt e që vepronte si tërësi.

Rezultati dhe motivimi i lojtarëve ndryshoi me akordimin e penaltisë për Dritën, gjë e cila vihet në dyshim dhe mendojmë se ishte një vendim i gabuar dhe një gabim i qëllimshëm i gjyqtarit Maloku.
Një referim i tillë nuk i bën dëm vetëm Feronikelit, por e vë në pikëpyetje edhe seriozitetin dhe paanshmërinë e gjyqtarëve dhe të garës, andaj ne si klub jemi thellësisht të indinjuar me dëmin që po i bëhet klubit tonë, sidomos duke e pasur parasysh që gjëra të tilla po përsëriten.

Të gjithë kundërshtarët e dinë forcën dhe lojën e bukur që e luajnë lojtarët tanë, por të njëjtit po penalizohen në mënyrë të vazhdueshme nga referimi skandaloz, dhe njëkohësisht, duke e vënë Feronikelin në rankim aspak të favorshëm dhe aq më pak të merituar në tabelë.

Megjithatë, ne do të vazhdojmë luftën deri në fund të garës dhe do t’i mbledhim forcat, duke i kthyer të gjitha padrejtësitë në forcë, për ta kthyer klubin aty ku e meriton dhe ku e ka vendin.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz