back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaRegjionaleDrenasReagon Nexhmedin Bala: Dikush po e “donë” KF Ferronikelin me hile 

Reagon Nexhmedin Bala: Dikush po e “donë” KF Ferronikelin me hile 

Të ngjajshme

Alban Skenderaj i drejtohet Klodit me disa fjalë, pasi e kuptoi se ishte në publik

Alban Skenderaj e ka përshëndetur banorin e BBVK4, Klodin...

Kosova, nëse kualifikohet në Kupën e Botës, lojën e parë do ta luaj kundër Australisë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mësuar kundërshtarët e mundshëm,...

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Me datë 15 Gusht 2017 në ambientet e Komunës së Drenasit është nënshkruar zyrtarisht kontrata mbi shfrytëzimin e stadiumit “Rexhep Rexhepi” në Drenas ndërmjet kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe përfaqësuesve të FC Prishtina Afrim Muçiqi dhe sekretarit Fatos Hoxha.

Duke qenë se stadiumi i FC Prishtinës ndodhet në renovim nëpërmjet kësaj kontrate FC Prishtinës i është mundësuar nga Kryetari Lladrovci që FC Prishtina t’i zhvilloj të gjitha ndeshjet e saj si vendase në stinorin vjeshtor të edicionit 2017/18 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Por FC Prishtina përveç se do ta shfrytëzoj stadiumin “Rexhep Rexhepi” ajo edhe do ti inkasoj te hyrat e shikuesve në lartësi prej 2 eurosh, gjë qe kjo ka ngjallur kundërshtime dhe reagime të forta nga Asambleisti i NISMA për Kosovën në Drenas, Nexhemdin Bala.

Asambleisti Bala është shprehur kundër kësaj marrëveshje të Komunës së Drenasit dhe FC Prishtina sepse sipas tij stadiumi “Rexhep Rexhepi” është ndërtuar nga taksat e qytetareve të Drenasit dhe prandaj te hyrat e inkasuara nga shikuesit do të duhej derdheshin në buxhetin e Komunës së Drenasit ose të KF Ferronikeli.

Për me tepër lexoni statusin e plotë të Asamblesitit Bala të publikuar në Facebook, përkitazi me këtë çështje:
“FC Prishtina pritet te inkasojë me mijëra euro në një fushë te ndërtuar nga taksat e qytetarëve dhe buxheti i Komunës së Drenasit, kurse Klubi ynë i zemrës KF Ferronikeli edhe pse e mirëmban ketë stadium nuk përfiton asnjë centë….Marrëveshje e logjikshme nga “profesionistët” tanë! ..Dikush po e donë klubin me HILE…”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz