back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaZgjedhjetReagon Nait Hasani pasi nuk u përfshi në listën për deputetë nga...

Reagon Nait Hasani pasi nuk u përfshi në listën për deputetë nga Kadri Veseli

Të ngjajshme

Befason kongresmeni amerikan, bën thirrje për islamofobi

Kongresmeni amerikan në Florida, Randy Fine, ka nxitur reagime...

“Një ditë historike”, Roma po bëhet me stadium të ri, aprovohet projekti

Këshilli i qytetit të Romës ka votuar pro miratimit...

Defekti në nënstacionin e Bibajt lë pa rrymë një pjesë të Ferizajt

Një pjesë e konsumatorëve në Ferizaj kanë mbetur pa...

Partia Demokratike e Kosovës, pas shumë hezitimeve dhe mospajtimeve, mbrëmë më në fund e ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë.

Në listën prej 110 kandidatësh, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pavarësisht premtimeve, ka përfshirë edhe persona që kanë problem me ligjin, apo tjerë që janë dënuar më herët, shkruan Sinjali.

Në këtë listë mungon Nait Hasani, ish-deputet i disa legjislaturave në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së.

Në një prononcim për Sinjalin, ai ka thënë se mospërfshirjen në listë e ka kërkuar vetë.

“Unë kam kërkuar të mos jem në listë për arsye peronale të cilat s’dua t’i bëj publike”, ka thënë shkurt Hasani.

Përveç Nait Hasanit, jashtë listës së PDK-së mbetën edhe ish-deputetë të tjerë si Flora Brovina, Zenun Pajaziti, Sala Berisha-Shala dhe Abdyl Salihu. /Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz