back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaRegjionaleDrenasReagon Naim Bazaj: Luftëtarët e lirisë u dënaun me fakte fiktive

Reagon Naim Bazaj: Luftëtarët e lirisë u dënaun me fakte fiktive

Të ngjajshme

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

‘Arritje e madhe për kujtesën e Kosovës’, ASHAK arrin 8.5 milion skanime digjitale

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka njoftuar se...

E pabesueshme ku ka rënë Insigne, dikur yll i madh në Serie A

Ylli i dikurshëm i Napolit, Lorenzo Insigne do të...

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

Të nderuar bashkëluftëtarë, familje të deshmorëve, veteran, bashkëqytetar, vëllëzer dhe motra.

Edhe një herë jemi deshmitar të padrejtësive të cilat po ndodhin në vendin tonë e më së miri e deshmon denimi i fundit në kurriz të luftëtarëve të lirisë të cilët nuk kursyen asgje nga vetja që ne sot të jemi të lirë, andaj une si bashkëluftetar i tyre, mbetem i zhgenjyer e tejet i brengosur edhe me tej në organet ndërkombetare të drejtësisë, edhe vendoret tanë të cilët nuk ishin të gatshëm në asnje rast të vetëm që të hetojnë krimet serbo – sllave që u bënë në kurriz të shqiptarëve të cilët dogjen, vranë, masakruan, debuan, dhunuan vetëm pse jemi shqiptar.

Andaj unë sot më të drejt kërkoj nga organet e drejtësisë në Kosovë të na e tregojnë punën, vullnetin dhe përkushtimin e tyre në zbardhjen e masakrës së Abrisë, Paklekit, Verbocit, Çikatovës, Reçakut, Krushës, Qyshkut, Prekazit, Likoshanit, Izbices, Rezallës, etj.

Të gjithë ne si qytetar të Drenasit jemi thellë të zhgenjyer ne organët e drejtësisë në Kosovë të cilat asnjëherë, në asnjë rast të vetëm nuk treguan vullnet për të zbardhur masakrat që ndodhen në vendin tonë nga ana e policise dhe ushtrisë serbe , por gjithëmone u treguan të gatshëm që të arrestonin, denonin, maltretonin me fakte fiktive ushtarët e UÇK- së duke tentuar që të njolloset lufta mbrojtëse e familjeve tona ku me raste e raste treguan që luftëtarët e lirisë u vranë në mbrojtje të familjeve të tyre andaj më thuani ju nderkombetar të nderuar

” Si është e mundur mbrojtësit të denohen dhe masakruesit të shperblehen ” , apo kjo ndoshta do të thotë që ju nuk deshironi të dini se çka është e drejt e çka fiktive, por të denohen ata që na mbrojtën, ata që derdhen gjakun e tyre për liri të vendit tonë, apo kjo krejt është një fars mbuloje për ju që të arsyetoheni para vendit tuaj për mospunën tuaj në zbardhjen e masakrave që ndodhën këtu.

Që të përshkruash trimërin e këtyre djemëve që këto ditë u denuan padrejtësisht do duhej që të shkruaj një libër të tërë, por kur e kujtojë atë kohë me kujtohën fjalet e Komandantit Sylejman Selimit sypatrembur, njeriut të hekurt, atij që ishte plot energji e ashpersi kur përballej me armikun, që na jepte këshilla se si ti mbrojm fëmijet, e të moshuarit nga forcat serbe, duke e përseritur shpesh që të mbrojm civilet sepse ne do fitojm luften herët a von.

Me kyçjen e drejtpërdrejt të Komandatit të ZOD lufta për çlirimin e trojeve të pushtuara mori një kahje tjetër, ishte njëri ndër figurat më eminentë të UÇK- së dhe dha një kontribut të çmuar në çlirimin dhe ndertimin e institucioneve të pavarura në vendin tonë, i cili padrejtësisht, pa viktimë, pa emer,e pa asnjë fakt të vetëm, denohet vetëm sepse mbrojti vendin e tij nga pushtuesi dhe po e citoj atë se çfarë tha në sallen e gjygjit, Komandanti Sami Lushtaku citat: I nderuar trup gjykues një atdhe kemi, Kosovën dhe po të jetë nevoja prapë do luftoja dhe sakrifikoja për të.

E kur e kujtojë atë kohë si të mos i kujtojë djemt e familjes Demaku, Demaj dhe çdo ushtari të asaj pjese dhe me gjerë ku së bashku ecem cdo centimeter të atyre maleve ku me trimëri të pashoqe u treguan nder beteja të 5 vëllëzerit e këtyre familjeve ikonë e asaj pjese të Drenices, E çfarë të them më shumë për trimërinë e këtyre djemve të artë që me gjakun e tyre ujiten këtë tokë, për liri që sot disa nga” patriotet ” e pas luftës të njollosin ata djem. Për kontributin e kësaj familje në çlirimin dhe ndertimin e institucioneve të lira dhe të pavarura do të tregoj vetë historia. Edhe një herë kërkojm nga organet e drejtësisë në Kosovë që të ndalohet ndjekja dhe barazimi i bashkëluftëtarëve të UÇK – së me krimet serbe.

Nderi dhe respekti do të mbetet çdo herë për Çlirimtaret pavarsisht se ku ata janë.

Reagim nga kryetari i Kuvendit Komunal të Drenasit

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz