Komuna e Drenasit ka reaguar pas raportimeve të disa mediave, ku thuhet se kryetari i Komunës Ramiz Lladrovci ka blerë pelet nga Serbia.
Kjo komunë në komunikatën e saj i ka quajtur publikimet si të pabaza dhe të njëanshme, duke shtuar tutje se para se të publikohet një gjë e tillë, të vërtetohet, përcjell gazetametro.net.
‘Komuna nuk blenë pelet për ngrohje për asnjë institucion, por kontrakton Operator Ekonomik për furnizim sipas kërkesave, ndaj publikimet ne portale janë të pa baza dhe të njëanshme, sepse para se të publikojnë një lajm të tillë, duhet kontaktuar edhe Zyrën për Informim në Komunën e Drenasit për të vërtetuar një gjë të tillë’, thuhet në komunikatën e dërguar nga Komuna e Drenasit.


Tutje në komunikatë thuhet se Zyra e Prokurimit nuk ka nënshkruar kontratë me Operatorin Ekonomik për të furnizuar me pelet Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, por Operatori Ekonomik pasi që ka pranuar njoftimin për vendimin e autoritetit kontraktues, pa e bërë nënshkrimin e kontratës ka sjellë peletin të cilin Komisioni i Pranimit nuk e ka pranuar atë dhe ka kërkuar nga OE që të sjellë peletin sipas specifikimeve të dhëna në njoftimin për kontratë dhe dosjen e tenderit.
‘Operatori Ekonomik për furnizim me pelet për QKMF’në, pa e nënshkruar kontratën në Zyrën e Prokurimit Komunal, ditën e enjte ka dërguar në oborrin e QKMF’së një sasi të peletit duke ju thënë punëtorëve se jam OE fitues për furnizim dhe këtë sasi po e zbrazi para kohe e sasinë tjetër e sjelli nesër’, thuhet nga Komuna e Drenasit.
Mes tjerash komuna bën të ditur se komisioni verifikues ka konstatuar se peleti nuk është i kualitetit të kërkuar dhe kështu ata kanë kthyer kamionin e dytë, duke i rekomanduar OE’së ta marrë me vete edhe këtë sasi.

Derisa kanë shtuar se OE ka tentuar të manipulojë me pelet dhe ai nuk është pranuar e as nuk është paguar.
‘Për këtë çështje do të kërkohet hetim i plotë, sepse QKMF nuk ka pasur urgjencë për pelet deri në përfundimin e procedurave të prokurimit, sepse ka huazuar nga Komuna sasinë prej 5 tonësh’, shkruan tutje
Në fund, shkruan se Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci mbetet i përkushtuar te zbatoj te gjitha masat për taksën 100%. Zyra e Prokurimit është e pavarur në vendimet e saj dhe se kryetari nuk ndërhynë në procedurat e prokurimit,por i monitoron përmes Zyrës së Auditorit të Brendshëm”. këtij njoftimi kjo komunëia ka bashkëngjitur edhe procesverbalin e Komisionit të Pranimit nga QKMF-ja.