back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaRegjionaleDrenasReagon komuna e Drenasit: Nxënësit e armatosur nuk janë të Drenasit

Reagon komuna e Drenasit: Nxënësit e armatosur nuk janë të Drenasit

Të ngjajshme

Burri vret gruan në Gjermani, plagoset edhe vetë

Një 30-vjeçare, nënë e katër fëmijëve, u vra në...

Prishtina shënon ngritje në ranglistën botërore për cilësinë e ajrit

Prishtina ka shënuar rritje në ranglistën e cilësisë së...

Sharr Travel rrit udhëtimet Zvicër–Kosovë për festat e fundvitit

Sharr Travel ka njoftuar shtimin e udhëtimeve në linjën...

Komuna e Drenasit përmes një komunikate për medie ka njoftuar opinionin e gjerë, se lajmi i përhapur ku thuhet se nxënësit e Drenasit shkojnë në ekskursione të armatosur deri në dhëmb, është i pavërtetë.

Komuna ka sqaruar se nxënësit e kontrolluar në Arllat të Drenasit nga Policia e Kosovës nuk janë nxënës të Komunës së Drenasit, por të ndonjë komune tjetër.

Më poshtë mund të lexoni sqarimin e plotë të Komunës së Drenasit të cilin e transmeton drenicapress.info

Komuna e Drenasit ndjen për obligim të njoftojë qytetarët, veçanërisht nxënësit e Komunës së Drenasit, përmes kësaj komunikate, sqarojmë, se lajmi nuk është i vërtetë dhe se nxënësit nuk janë të Komunës së Drenasit. Lajmi është i pavertet i publikuar në media (portale) me titullin “Nxënësit armatosen deri në “dhëmbë” për të shkuar në ekskursion, ndëryhn policia në Drenas”, fillimisht në gazetën “Express” të shpërndarë pastaj edhe në portalet tjera. Nxënësit nuk janë të Komunës së Drenasit, por ishin ndalur nga Policia e Drenasit, në regjionin e Drenasit, prandaj kur të publikoni lajme, ju kisha lutur të jeni korrekt dhe t’i verifikoni burimet dhe saktësinë e lajmit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz