back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditReagon Ilire Dauti: Shtëpia jonë vazhdon të jetë e hapur vetëm për...

Reagon Ilire Dauti: Shtëpia jonë vazhdon të jetë e hapur vetëm për njerëz të pastër e të ndershëm, që e duan Aleancën për Shqiptarët

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Deputetja dhe Sekretarja e Përgjithshme e ASH-së (së Ziadian Selës) Ilire Dauti ka reaguar ndaj lajmeve të djeshme se e njëjta mund të porpozohet si kryetare e ASH-së nëse ndodhë bashkimi i ASH-së së Taravarit dhe asaj të Selës.

Në vijim keni reagimin e saj:

“Dua të njoftoj opinionin dhe anëtarësinë e Aleancës për Shqiptarët se gabimet dhe dështimet e Arben Taravarit kurrë nuk do të barazohen me besnikërinë dhe qëndrimet kombëtare të Ziadin Selës, andaj dhe vendimet nuk mund të jenë të njëjta për të dy. Relativizimet e këtilla nuk mund të ndodhin tek ne, aq më pak nuk lejoj në emrin tim. Se çfarë roli kam dhe do të kem unë në Aleancën për Shqiptarët e vendosi unë, bashkë me strukturat e partisë dhe jo të tjerët, ndërsa dua të demantoj kategorikisht lajmet e këtilla që nuk kanë asnjë pikë me të vërtetën. Shtëpia jonë vazhdon të jetë e hapur vetëm për njerëz të pastër e të ndershëm, që e duan Aleancën për Shqiptarët, e jo për interesat personale a grupore të dikujt” ka reaguar Ilire Dauti.

Të Fundit

Sport

ShowBiz