back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeReagon gruaja e Milaim Zekës

Reagon gruaja e Milaim Zekës

Të ngjajshme

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Bajqinovci për koalicionet: Pyetje një milionëshe, por besoj se VV do ta bëjë vetë qeverinë

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka folur rreth...

Prishtinë: Arrestohet 28-vjeçari – dyshohet për vjedhje

Policia e Kosovës ka vënë në pranga një person...

Foda: Kosova ka forcën për t’u kualifikuar në Botëror

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur...

Edlira Qefalija Zeka, gruaja e deputetit të Nismas, Milaim Zeka ka reaguar pas arrestimit të tij nga Policia e Kosovës.

Ajo në profilin e saj në Facebook ka hedhur kritika të mëdha ndaj sistemit të drejtësisë në Kosovës, kështu duke e quajtur të kapur dhe nën presion nga ‘shantashuesit e paskrupullt”.

Milaim Zeka është arrestuar sot  për rastin e mashtrimit me viza të mbi 900 kosovarëve, shkruan Periskopi.

Javë ma parë, Insajderi kishte raportuar për rastin e mashtrimeve me viza nga Milaim Zeka bashkë me partnerin e tij Ilir Krasniqi.

920 kosovarë kanë provuar të emigrojnë në Gjermani me viza pune nëpërmjet një agjencie punësimi e cila në fakt ishte një skemë mashtrimi e deputetit Milaim Zeka dhe partnerit të tij, Ilir Krasniqi. Aplikantët kanë paguar nga 50 euro deri në 3500 euro për një vizë pune. Por, në vend të punësimit janë gjendur brenda një skeme mashtrimi. Insajderi ka hulumtuar për më shumë se dy muaj këtë rast. Prokuroria ndërkohë ka nisur hetime. Zeka po hetohet për krim të organizuar, mashtrim dhe shmangie nga tatimi. Partneri i tij ndodhet në paraburgim.

 

Ja reagimi i plotë i Edlira Zekës:

Kjo eshte e verteta. S’kam asnje presje cka ti nderroj.
Gjyqet publike ndaj figurave te ndryshme jane ende hallva qe gelltiten te papjekura, sepse frika qe prokuroret dhe gjykatesit ndiejne para presionit te disa shantazhuesve te paskrupullt eshte ne fakt rezultati real i gjithe asaj cka eshte instaluar ne Kosoven e haraçit, gazit lotsjelles, zoles, intimidimit dhe Turpit.
Ju mbulojini turpet tuaja me sulme te tilla, por drejtesia do vihet ne vend./Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz