back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeReagon gazetari që u tha se u ftua nga Specialja

Reagon gazetari që u tha se u ftua nga Specialja

Të ngjajshme

Luis Enrique për Cristiano Ronaldon: Nuk ka datë skadimi

Trajneri i njohur spanjoll, Luis Enrique, ka habitur ndjekësit...

Osmani: Rënia e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit frymëzoi një popull të tërë për liri

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë homazhe në 29-vjetorin e...

Shpallen rezultatet përfundimtare, ky është rezultati i partive

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka...

Policia kap drogë në vlerë të 80 mijë eurove, arrestohen dy shtetas maqedonas

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar mbrëmë...

Pas raportimeve se është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit, gazetari Nuhi Bytyçi ka thënë se nuk ka pranuar kurrfarë ftese me shkrim.

Deklarata e gazetarit Nuhi Bytyçi

Njoftoj opinionin publik se unë nuk kam marrë asnjë ftesë zyrtare me shkrim nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës. Momentalisht gjendem në një turne të promovimit të librit tim, “Librit të luftës” që më është organizuar në Zvicër, në Austri dhe në Slloveni.

Ditë më parë jam kontaktuar në telefon nga përfaqësues të kësaj gjykate të lartpërmendur. Edhe pas kërkesës sime, përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës nuk më kanë informuar se në çfarë cilësie më kanë kontaktuar mua. Kam kërkuar nga ta që për çdo kërkesë të tyre drejtuar meje të informohem zyrtarisht me shkrim. Në të njejtën kohë, kam shprehur gatishmërinë për të thënë të vërtetën e veprimtarisë sime gjatë luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Si gazetar dhe si qytetar i Republikës së Kosovës, unë ndihem krenar me veprimtarinë time në shërbim të informimit të mirëfilltë për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lufta çlirimtare e viteve 1998 dhe 1999 simbolizon sakrificën sublime dhe mbijetesën e popullit të Kosovës, dhe është lufta vendimtare që bëri të mundur çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

Prandaj, edhe njëherë e potencoj se unë jam i gatshëm që në çdo kohë dhe në mënyrë të hapur të dëshmoj për sakrificën dhe mbijetësën e popullit të Kosovës, të cilën unë dhe shumë kolegë të mi gazetarë e kemi prezentuar në mënyrë profesionale në ekranet televizive në mediat vendore dhe ato ndërkombëtare.

Të Fundit

Sport

ShowBiz