back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaRegjionaleDrenasReagon Ganimete Musliu: Dhimbje e madhe për një baba që u nda...

Reagon Ganimete Musliu: Dhimbje e madhe për një baba që u nda nga jeta pa e parë djalin e tij të lirë

Të ngjajshme

Lionel Messi me statistika impresionuese, zgjidhet lojtari më vendimtar i vitit 2025

Një vit tjetër, një ndikim i jashtëzakonshëm: Lionel Messi...

Gjirokastër: Bie një grua nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në  Shtëpinë e...

Prishtina tri ditë aktivitete për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Komuna e Prishtinës ka ftuar qytetarët që të marrin...

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar me dhimbje të thellë pas ndarjes nga jeta të Jahja Mustafës, babait të Salih Mustafës – Calit, i cili po mbahet padrejtësisht në qelitë e burgut në Hagë.
“Sot edhe një prind i mbylli sytë pa e parë djalin e tij. Një padrejtësi e rëndë që rëndon jo vetëm mbi një familje, por mbi ndërgjegjen tonë kolektive,” thekson Musliu, duke shprehur indinjatën për vuajtjen e vazhdueshme të familjeve të ish-luftëtarëve të UÇK-së.
Ajo u shpreh se ndarja nga jeta e bacë Jahjës është një dhimbje e madhe për familjen Mustafa, për bashkëluftëtarët e Calit dhe për të gjithë ata që e njohën dhe e respektuan atë si prind, si qytetar dhe si njeri me dinjitet.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Mustafa, familjes Calit, bashkëluftëtarëve dhe gjithë atyre që e njohën bacën Jahja. Pushoftë në paqe shpirti i tij,” përfundon reagimi i Ganimete Musliut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz