BallinaReagon edhe OVL e UÇK-së për mos intonimin e himnit Kombëtar

Reagon edhe OVL e UÇK-së për mos intonimin e himnit Kombëtar

Të ngjajshme

Njohja e dokumenteve serbe, Rama: Mbështesim koordinimin e Kosovës me BE-në

Kosova do të njohë dokumentet e Beogradit të serbëve...

Elijona ndryshon “look”, detaji që mori vëmendje (Foto)

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka ndarë...

Hoti: Kurti braktisi dialogun për njohje reciproke, sot merret me struktura paralele

Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka komentuar veprimet e...

Guterres: Rrugët diplomatike janë të hapura për të ndaluar luftën në Liban

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha gjatë...
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, është indinjuar dhe ofenduar, për mos intonimin e hymnit kombëtar, në manifestimin që e hapi Epopenë e UÇK-së, në kazermën “Adem Jashari”.
“Konsiderojmë që kjo shmangie nga skenari, edhe nëse nuk ka qenë e qëllimshme, është skandaloze dhe ofenduese. Dëshmorët kanë luftuar dhe rënë me flamurin dhe hymnin kombëtar dhe çdo tentim për tjetërsimin e historisë, nuk i shërben ardhmërisë së kombit tonë.
Gjithashtu, gjatë kontributin tonë në Këshillin Organizues të Epopesë, ne kemi propozuar që në Akademinë solemne të 6 marsit, të paraqitet një prej akademikëve autoritativ dhe me aktivitet të qartë kombëtar siç janë Rexhep Qosja ose Agim Vinca.
Personi që është propozuar të paraqitet, Jusuf Buxhovi, për ne është i papranueshëm, për shkak të kaluarës së tij jo të lavdishme. Kërkojmë që edhe ky gabim të përmirësohet.
Për hirë të mbarëvajtjes së aktiviteteve të mëtutjeshme të Epopesë, kërkojmë nga të gjithë përgjegjësit, që të jenë të kujdesshëm e të mos përsërisin gabime të tilla. Përndryshe, do të detyrohemi të tërhiqemi nga pjesëmarrja në aktivitetet e Epopesë”, thekson OVL e UÇK-së.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz