BallinaLajmeReagon ambasadori gjerman pas dorëheqjes së ShBA-ve nga Bordi i Pronave: Pozitat...

Reagon ambasadori gjerman pas dorëheqjes së ShBA-ve nga Bordi i Pronave: Pozitat publike në Kosovë shihen si “dhurata”, ambasadorët nuk mund të trajtohen si lecka në dritare

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka thënë sot se pozitat publike në Kosovë shihen si “dhurata”, në një reagim pas dorëheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Bordi i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronave.

Heldt, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, deklaroi se ambasadorët nuk mund të trajtohen si “lecka në dritare”.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri sot me dije se SHBA-ja është tërhequr nga Bordi i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, siç kishte bërë më parë edhe Britania e Madhe.

“SHBA-ja ka dhënë dorëheqjen nga Bordi i KPVCA-së, siç bëri Mbretëria e Bashkuar më herët. Ne nuk do të vazhdojmë të jemi pjesë i një institucioni kur lidershipi i tij u shërben interesave personale dhe politike, më shumë se sa qytetarëve”, thuhet në njoftimin për media të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

“Përzgjedhja e miqve të pakualifikuar për pozicionet qeveritare dëmton imazhin e Kosovës dhe tradhton besimin e publikut”, thuhet më tej aty.

Zgjedhja e Naser Shalës në krye të Agjencisë së Pronës ka zemëruar goxha Ambasadën britanike dhe atë amerikane. Të dyja kanë dhënë reagime të ashpra në të kaluarën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz