Reagon ambasada britanike pas rrahjes së djalit të Nenad Rashiqit, kjo është deklarata e tyre
01

Lexo edheKurti: Sulmi i të birit të Rashiqit është i organizuar, Rashiq nuk iu nënshtrua kërcënimeve të Serbisë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott, ka reaguar ashpër pas raportimeve se është sulmuar djali i politikanit serb Nenad Rashiq.
Dhuna e tillë, qoftë fizike apo verbale është e papranueshme ndaj secilit, është shprehur Abbott, mes tjerash, njofton Klan Kosova.
”Lajmi për një sulm ndaj djalit të Nenad Rashiqit është i neveritshëm çfarëdo qoftë motivi. Dhuna e tillë, qoftë fizike apo verbale, është e papranueshme ndaj askujt, por është veçanërisht tronditëse ndaj një personi të ri. Unë kërkoj që Policia e Kosovës të hetojë shpejt këtë incident dhe të gjejë ata që nxitën dhe morën pjesë në këtë incident”.

Lexo edheKurti: Sulmi i të birit të Rashiqit është i organizuar, Rashiq nuk iu nënshtrua kërcënimeve të Serbisë