Ambasada Amerikane në Prishtinë ka reaguar për rastin e dorëheqjes së Elez Blakaj, Prokurorit Special, njofton Klan Kosova.
Sipas ambasadës amerikane dorëheqja është tejet dekurajuese pasi që prokurori Blakaj ishte duke punuar në hetimin dhe ndjekjen e shumë çështje serioze si rasti i fyerjes së listave të veteranëve.
“Qeveria Amerikane ka mbështetur ngritjen e tij profesionale. Ai ka studiuar në West Forrest dhe ka marrë një diplomë të masterit në SHBA”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
“Kosova duhet të tregojë angazhimin e saj për sundimin e ligjit jo vetëm duke mbështetur prokurorët, por edhe duke siguruar që të gjithë ata që janë të dënuar të ta kryejnë dënimin e tyre”.


