Reagojnë ‘Shqiponjat e Zeza’: Volejbollisti serb i Lubotenit nuk do të shkel në Drenicë (FOTO)
01

Lexo edheTërhiqet Naim Bazaj nga gara për kryetar të Drenasit

Grupi i tifozëve të Drenicës ‘Shqiponjat e Zeza’, kanë reaguar me anë të një postimi duke thënë se volejbollisti serb i Lubotenit, Miroslav Karaxhiq, nuk do të lejohet që të luaj kundër Drenicës, shkruan Infokusi.com.
Ata nëpërmes një njoftimi në ‘Facebook’, i kanë bërë thirrje Lubotenit dhe Federatës së volejbollit të Kosovës se volejbollisti serb nuk është i sigurt në asnjë ndeshje në Kosovë ku luan Drenica.
Ndryshe, Drenica & Rukolli do të luaj kundër Lubotenit në kuadër të Superligës së Kosovës në volejboll dhe në radhët e Lubotenit është edhe volejbollisti serb, Miroslav Karaxhiq i cili haptas kishte thënë se Kosova është Serbi./Infokusi.com/
Lexo edheTërhiqet Naim Bazaj nga gara për kryetar të Drenasit
Më poshtë e keni njoftimin e plotë të ‘Shqiponjave të Zeza’.
