back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeReagimi i ‘Drenicakut’ për Ramiz Lladrovcin

Reagimi i ‘Drenicakut’ për Ramiz Lladrovcin

Të ngjajshme

ASK: Çmimet e pronave banesore u rritën me 4.2 % krahasuar me vitin 2024

4.2 për qind shtrenjtim të çmimit kanë pësuar banesat...

Goditje për Real Madridin, Trent Alexander-Arnold jashtë deri vitin tjetër

Trent Alexander-Arnold do të mungojë për rreth dy muaj...

Klodi nuk e duron Beniten: “Flet kot”

Kushtrimi, Klodiani dhe Benita kanë vazhduar edhe sot me...

Jeton Zogiani është një prej aktorëve më të mirë të serialit ‘O sa mirë’ në saje të rolit të drenicakut.

Por, ai njihet edhe si komentues i gjendjes në Kosovë dhe ngjarjeve të përditshme.

Pas një ‘ofensive të talljeve’ me kandidatin e PDK-s për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovcit, aktori ka reaguar duke thënë se po i bëhet një padrejtësi ish-luftëtarit të UÇK-së, transmeton Telegrafi.

“Mendoj që nuk është e drejtë kjo që po ndodh kundrejt Ramiz Lladrovcit, nuk duhet të lëshohemi deri në këtë nivel me gjëra kaq banale. Ramizi ka qenë një luftëtar i mirë dhe ka kontribuar për këtë liri që e gëzojmë sot dhe mbi të gjitha është familje e dëshmorëve, të paktën kjo duhet të çmohet. Secili njeri i ka mangësitë e veta në të shprehur dhe në të folur, jo çdo gjë duhet nxjerrë nga konteksti. Suksese të dy kandidatëve për Drenasin”, tha Zogiani.

Ndryshe, Lladrovci në balotazhin që do të zhvillohet të dielën do të ketë si kundërkandidat Isa Xhemajlajn e Nismës për Kosovën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz