Ray J zbulon se si u publikua video intime me Kim

Artisti i njohur Ray J ka tronditur opinionin publik gjatë një interviste në “The Jason Lee Show”, ku ka folur hapur për prapaskenat e videos intime me Kim Kardashian, duke pretenduar se çdo gjë ka qenë e kontrolluar dhe e dirigjuar nga familja e saj.
Ai theksoi se asgjë nuk ka ndodhur rastësisht, por janë mbajtur takime të panumërta mes Kris Jenner, Kim Kardashian, Joe Francis (krijuesi i “Girls Gone Wild”) dhe Steve Hirsch (pronari i “Vivid Entertainment”).
Sipas Ray J, në këto takime është diskutuar çdo hap: që nga mënyra se si do të realizohej videoja, deri te momenti i publikimit dhe strategjia se si do të prezantohej para mediave sikur gjithçka kishte “rrjedhur” pa dëshirën e tyre, me qëllim që të rritej fama e familjes para nisjes së reality show-t.
Gjatë bisedës, ai sqaroi pozicionin e tij duke thënë se videoja ishte e përfunduar dhe se ai nuk e ka pasur kurrë atë në duart e tij, pasi materialet qëndronin gjithmonë në kutinë e këpucëve të Kris Jenner.
Ray J zbuloi gjithashtu detaje rreth momentit të publikimit, duke treguar se pasi videoja ishte realizuar, ai kishte biseduar me Kim-in në telefon për të diskutuar nëse duhej ta publikonin tashmë që ishte gati.
Sipas tij, vetëm gjashtë orë pas asaj telefonate, videoja u bë publike për mbarë botën.
Ai hodhi akuza të rënda ndaj Jenner, duke u shprehur i konfuzuar dhe duke thënë se ajo kishte një interes të jashtëzakonshëm për t’i parë ata në ato momente, madje e kishte telefonuar më vonë për t’i kërkuar të bënin edhe një video të dytë, ku ai duhej të shfaqej edhe më “i ndyrë”.

Lexo edhe‘Mozën do ta..’, Akili shokon me pretendimet për Ferma VIP
Kjo ngjarje, e cila daton që nga viti 2007, ka pasur gjithmonë dy versione: atë të Kim-it, e cila pretendonte se ishte viktimë e publikimit, dhe këtë të Ray J, i cili këmbëngul se ishte një lëvizje marketingu e mirëmenduar përmes takimeve të organizuara.
Artisti theksoi se ndihet i përdorur, pasi kjo histori rikthehet në vëmendje sa herë që familjes Kardashian i duhet audiencë.
Ai pohoi se ekzistojnë kontrata të nënshkruara që vërtetojnë marrëveshjen mes tyre dhe u shpreh i lodhur duke u portretizuar si fajtori që shpërndau videon.
Ray J e mbylli rrëfimin e tij duke deklaruar se tashmë po mbron emrin e tij dhe nuk do të lejojë më askënd të manipulojë të vërtetën për hir të famës.
@bet Ray J gets candid about the tape, behind-the-scenes meetings, alleged fake lawsuits, and who he says was pulling the strings the entire time. A new episode of #TheJasonLeeShow ♬ original sound – BET Networks














