BallinaLajmeRasti tragjik në Klinë: Dyshohet se ish-futbollisti i Dukagjinit vrau vëllain pas...

Rasti tragjik në Klinë: Dyshohet se ish-futbollisti i Dukagjinit vrau vëllain pas një mosmarrëveshjeje

Të ngjajshme

S’është serioz lëndimi i Ekitikes, pritet të rikthehet shumë shpejtë

Ylli i Liverpoolit, Hugo Ekitike është lënduar së fundmi. Ajo...

Arenali dhe City bëjnë ‘histori’, ende pa nisur finalja e Carabao Cup

Arsenal dhe Manchester City kanë bërë histori që para...

Egli Tako shkëlqen në paraqitjen e fundit me fustan vjollcë!

Këngëtarja e njohur Egli Tako ka tërhequr vëmendjen e...

Faruk Isufi nga Klina ka ndërruar jetë pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Bokshiq.

Për vrasjen dyshohet vëllai i tij, Jetmiri Isufi, ish-futbollist i KF Dukagjinit, pas një mosmarrëveshjeje verbale, raporton Sinjali

Tanimë, lidhur me rastin është deklaruar edhe Prokuroria Themelore në Pejë, nga ku është njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe se i njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë, përcjell Gazeta Express.

‘’ Viktima është dërguar për në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, mirëpo si pasoje e plagëve të rënda viktima ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar nga Spitali Rajonal i Pejës’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Nga prokuroria bëhet e ditur edhe se, në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore, Prokurori i Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda, të cilët kanë sekuestruar armën e cila dyshohet  që është përdorur në rast dhe prova të tjera relevante.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz