BallinaLajmeRasti i fundit me COVID-19 në Skenderaj, u infektua nga një vushtrrias

Rasti i fundit me COVID-19 në Skenderaj, u infektua nga një vushtrrias

Të ngjajshme

Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, Gucati: Marre, në emër të atyre 3 shkronjave janë vrarë njerëz

Monumenti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçanik është dëmtuar, e...

Çmimi i naftës nuk ndryshon as sot, mbetet si dje

Ministria e Industrisë ka publikuar dje çmimet e derivateve...

Moment kritik/ Alketa Vejsiu, Roberti e Ermali bllokohen në ashensor

Një moment kritik ka ndodhur ditën e djeshme për...

Bella Hadid kthehet në Festivalin e Filmit në Kanë, shkëlqen me paraqitjen

Bella Hadid dhe vëllai i saj më i vogël, Anward Hadid, ecën...

Janë konfirmuar 49 raste të reja me COVID-19, e një rast pozitiv është edhe nga Skenderaj.

Kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari ka dhënë detaje në lidhje me personin e infektuar.

Ky është postimi i tij:

Qytetar të nderuar,

Sot është shënuar edhe një rast pozitiv me COVID-19 në komunën tonë. Personi i infektuar është nga Luboveci dhe është rast kontakti nga Vushtrria.

Pas marrjes së informatës nga IKSHP, kemi ndermarrë hapat e nevojshëm dhe tani rasti është në izolim.

Ky është rasti i 8-të i infektuar në komunën tonë dhe të gjithë janë raste kontakti nga komunat tjera. Falë punës së përbashkët dhe disiplinës së treguar, deri me tani nuk e kemi asnjë rast të shpërndarjes së virusit nga këta persona tek personat tjerë.

Nga 8 persona deri me tani të infektuar në komunën tonë, 6 i kemi të shëruar më shumë se një muaj me parë kurse 2 raste i kemi ende aktive por në izolim.

Kujdesi dhe mbajtja e higjienës personale vazhdon!

Pa panik, mbani distancën dhe zbatoni masat parandaluese!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz