BallinaLajmeRasti ‘Brezovica’, Gjykata merr një vendim për tetë të arrestuarit, dy nga...

Rasti ‘Brezovica’, Gjykata merr një vendim për tetë të arrestuarit, dy nga ta janë nga Skenderaj

Të ngjajshme

Raportohet se Trump po shqyrton angazhimin e trupave tokësore në Lindje të Mesme

Disa media amerikane janë duke raportuar – duke cituar...

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të...

Rama uron festën e Bajramit nga BIK-u: Erdha për përhajr dhe me falënderu për punën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka uruar...

Haradinaj uron Bajramin: Sa më bashkë dhe sa më solidarë, është mirë për të gjithë ne

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

 Xhamitë më të bukura në Botë që do t’ju lënë pa fjalë

Nga kupolat shkëlqyese deri te mozaikët që të lënë...

Tetë të arrestuarve për aferën ‘Brezovica’ në mesin e tyre edhe dy persona nga Skenderaj, Gjykata Themelore në Ferizaj u ka caktuar masën e paraburgimit, përcjellë Drenica Press.

Sipas Gjykatës Themelore ndaj të dyshuarve rëndojnë akuzat si më poshtë.

I.M. i dyshuar për shkak të veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit.

A.I.. i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit dhe ushtrimi i ndikimit

Z.G dhe A.X. të dyshuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje marrja e ryshfetit në ndihmë dhe në bashkëkryerje ushtrimi i ndikimit.

M.SH. i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit dhe ushtrimi i ndikimit.

F.H. i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit dhe ushtrimi i ndikimit.

R.A. i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit dhe ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 2 të KPRK-së; falsifikimi i dokumenteve nga neni 398 paragrafi 2 të KPRK-së.

H.A. i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit dhe ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 2 të KPRK-së.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë (7) të dyshuarve: I.M., Z.G., A.X., M.SH., F.H., R.A., H.A. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara më lartë, ndërkaq sa i përket të pandehurit A.I. i caktohet masë e sigurisë me të cilën është urdhëruar paraqitja në Stacionin Policor – Qendra në Prishtinë dhe ndalimi për t`iu ofruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaji, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz