back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeRasti Banjska, tre të akuzuarit sillen në sallën e gjyqit

Rasti Banjska, tre të akuzuarit sillen në sallën e gjyqit

Të ngjajshme

Gara për kreun e ri të SPAK, KLP miraton listën me 4 kandidatë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi gjatë mbledhjes së...

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vijon dita...

Çmimet e larta të qirasë, reperja ka një kërkesë të pazakontë për fansat

Reperja amerikane Cardi B u ka kërkuar falje publikisht...

FSK përfundon me sukses operacionin e kërkim-shpëtimit në Liqenin e Jezhnicës

Garda Kombëtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)...

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot kanë dal para Gjykatës tre të akuzuarit në rastin Banjska, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Të tre të akuzuarit përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjska të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.

Më 11 shtator të 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave në krye me kriminelin Millan Radoiçiq, të cilët akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të tjera të rënda penale.

Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar ekstradimin e përgjegjësit të grupit terrorist, Millan Radoiçiq dhe të akuzuarit tjerë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Ata janë në kërkim të INTERPOL-it e presion ndaj Serbisë, që ajo t’ia dorëzojë Millan Radoçiqin dhe kriminelët tjerë drejtësisë së Republikës së Kosovës është bërë edhe nga ndërkombëtarët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz