Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditRasti “Banjska”, mbahet seanca e radhës

Rasti “Banjska”, mbahet seanca e radhës

Të ngjajshme

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të mbahet seanca për sulmin famëkeq të Banjskës, që la të vdekur ish-rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakun.

Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj 45 personave, të dyshuar si pjesëtarë të grupit paramilitar serb që, në orët e hershme të 24 shtatorit marshoi drejt manastirit të Banjskës, ku edhe ndodhi shkëmbimi i madh i zjarrit mes grupit terrorist, në krye me Milan Radoiçiqin, dhe Policinë e Kosovës.

Seanca e sotme do të fillojë në ora 09:30, ndërkaq si të pandehur pritet të jenë vetëm tre nga 45 të dyshuarit.

Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq janë tre të dyshuarit që prej 24, respektivisht 25 shtatorit gjenden në masë të paraburgimit.

Të dyshuarit ishin kapur në vendin e ngjarjes, pasi me sukses u neutralizuan nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës.

Për 42 të pandehurit e tjerë të rastit “Banjska” është propozuar që gjykimi të mbahet në mungesë të tyre./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit