back to top
Sunday, October 19, 2025
BallinaLajmeRastet e “dallavereve” me vota, vlerësohet se mund ta vënë në pikëpyetje...

Rastet e “dallavereve” me vota, vlerësohet se mund ta vënë në pikëpyetje integritetin zgjedhor

Të ngjajshme

Guardiola nuk e përjashton rikthimin e Grealish te City: Ka kontratë me ne

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka lënë të...

Java e ardhshme me temperatura pranverore

Java e ardhshme pritet të karakterizohet nga mot relativisht...

“Fëmijën me IVF” – Rovena Stefa flet hapur, ja vendimi që ka marrë

Rovena Stefa prej kohësh ka treguar dëshirën e saj...

Qytetarët votuan.

Por jo gjithçka shkoi pa probleme të dielën e 12 tetorit.

Kjo pasi as në këto parë zgjedhje nuk mungoi blerja e votave.

Së fundmi, një person në Graçanicë u arrestua e dërgua në mbajtje për ryfshet.

Krejt këto raste, sipas hulumtuesit të lartë të Institutin Demokratik të Kosovës, Vullnet Bugaqku, mund të vënë në pikëpyetje intergritetin e gjithë procesit zgjedhor.

“Kjo e vë në pikëpyetje gjithë intergritetin e procesit zgjedhorë sepse në një shoqëri ku blehet vota normalisht që lëndohet edhe demokracia edhe procesi zgjedhor edhe normalisht që edhe personat edhe votuesit nuk është se kanë pastaj besim në daljen e tyre në proces zgjedhor, por perderisa janë të evidentuara një numër i vogël i rasteve unë besoj që autoritet në fjalë, policia prokuroria kurdo që i pranon dhe i shqyrton dhe ka prova të besueshme atëherë personat bë fjalë duhet të marrin dënimin e merituar”, tha Bugaqku.

Se kjo mund të ketë ndikim në besueshmërinë e gjithë procesit e thotë edhe Kenan Gashi nga “Avonet”.

Në ditën e zgjedhjeve votuan 39.58 për qind e mbi dy milionë qytetarëve me të drejtë vote brenda vendit.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në 21 komuna është zgjedhur kryetari në rundin e parë, ndërsa në 17 komuna të tjera, do të mbahet edhe rundi i dytë më 9 nëntor./teve1

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz