Një rast i dhunës në familje është raportuar më 17 mars rreth orës 10:00 në Pejë.
Sipas raportimit, një ankues mashkull kosovar ka njoftuar policinë se bashkëshortja e tij dyshohet se prej një kohe të gjatë ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës së tyre, transmeton lajmi.net.
Si dëshmi lidhur me rastin, ankuesi ka dorëzuar video-incizime dhe mesazhe.
E dyshuara është intervistuar nga policia, ndërsa me urdhër të prokurorit kompetent është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Pejë 17.03.2026 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëshortja e tij që një kohë të gjatë është duke ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës së tyre. Si dëshmi lidhur me rastin ankuesi ka proceduar video incizime dhe mesazhe. E dyshuara është intervistuar, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./lajmi.net/