Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Drenas. Rreth orës 7 të mëngjesit një person ka raportuar në polici se rreth 2 kilometra nga shtëpia, në pyll e ka gjetur të varur vëllanë e tij. Ekipi mjekësor në vendngjarje e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Ky është njoftimi i plotë:
VDEKJE E DYSHIMTË
Gllogoc, 29.08.2021 – 06:59. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se rreth 2 kilometra nga shtëpia, në pyll e ka gjetur të varur vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

