back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeRashiti: Ky vit, shansi i fundit për konsensus

Rashiti: Ky vit, shansi i fundit për konsensus

Të ngjajshme

Kamenicë: Varri dëmtohet nga persona të panjohur, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Kamenicë, të...

Analisti i ekonomisë paralajmëron rritje të çmimeve me ardhjen e mërgatës në Kosovë

Analisti i ekonomisë, Arton Muhaxheri, ka paralajmëruar se vendi...

Vdekja e aktorit Perry/ Një mjek dënohet me burg

Një mjek nga Kalifornia, i cili i dha ketaminë...

Arrestohet një person në Kaçanik, konfiskohen dy armë e 67 fishekë

Sot Policia e ka zhvilluar një aksion në Kaçanik. Në...

Ky vit është shansi i fundit që partitë politike të arrijnë konsensus për çështje të interesit nacional, ka thënë Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika. Në të kundërtën, sipas Rashitit, do të jetë shumë e rrezikshme nëse partitë politike nuk mund ta bëjnë këtë.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Rashiti ka treguar edhe për dialogun e iniciuar nga ai ndërmjet pozitës dhe opozitës, që, megjithatë, nuk u finalizua me firmosjen e një marrëveshjeje sa i përket demarkacionit.

Rashiti ka folur edhe për rolin e Kuvendit, për reformën zgjedhore, si dhe për qasjen që Kosova duhet ta aplikojë në negociata me Serbinë.

Dëshpërimi i qytetarëve me klasën politike

KD: Kosova e përmbylli vitin 2016 me përpjekje të dështuara për të arritur konsensus ndërmjet partive politike, për çështjet të cilat vazhdojnë të mbesin pezull. Si e komentoni këtë?

Rashiti: Me gjithë mospërmbushjen e suksesshme të një viti, së paku pjesa e dytë e vitit ka sjellë një situatë më të mirë politike, më të qetë. Janë ndalur konfliktet brenda dhe jashtë Kuvendit, ka pasur një komunikim politik ndërmjet të gjitha partive parlamentare, ka hyrë në fuqi Marrëveshja e Stabilizim- Asocimit, si dhe agjenda evropiane është aprovuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz