back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeRashiq e bëri të qartë se ka qëndrim ndryshe nga VV për...

Rashiq e bëri të qartë se ka qëndrim ndryshe nga VV për konstituimin, Haxhiu e rithekson se ai “e njeh” Republikën

Të ngjajshme

Tubimi hapës i LDK-së të shtunën në Prishtinë, Abdixhiku: Ejani të gjithë në festën tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,...

Zemaj: Lëvizja Vetëvendosje po i mbron hajnat dhe keqpërdoruesit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj, ka...

FSK gati për garën ‘Cambrian Patroll’ në Uells

Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillon përgatitjet e...

Kusari-Osmanit: Raportimi për përdorimin e burimeve shtetërore është interes publik, jo përndjekje

Juristja e mediave, Flutura Kusari i është drejtuar Presidentës...

Lista Serbe thotë se PZAP ua ka hedhur poshtë ankesën për komisionerët

Lista Serbe ka thënë se PZAP ka hedhur poshtë...

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në një konferencë të mbajtur për media, ka thënë se deputetët e Listës Serbe s’mund ta mbajnë të bllokuar në asnjë mënyrë Kuvendin dhe se puna duhet të vazhdohet tutje.

Sipas Haxhiut, është puna e Kushtetueses që të sigurohet për një gjë të tillë, që një parti që s’e njeh shtetin e Kosovës të mos mund të shkaktojë bllokada.

“Ky përfaqësim nuk duhet të shndërrohet në instrument bllokade apo mjet të privilegjuar për një grup politik që kundërshton rendin tonë kushtetues”, ka thënë Haxhiu.

Ish-ministrja ka thënë se një gjë e tillë duhet të bëhet në mënyrë specifike për një parti si Lista Serbe, meqë ndryshe është puna me serbët që e njohin shtetin e Kosovës, siç është shembulli i Nenad Rashiqit.

“Institucionet, përfshirë Kuvendin dhe Kushtetuesen kanë përgjegjësi që të sigurojnë se asnjë subjekt politik, veçanërisht nga komuniteti serb që s’e njeh shtetin, si në këtë rast Lista Serbe, sepse ndryshe e kemi situatën me serb që e njohin Republikën e Kosovës, deputetin Nenad Rashiq”, ka thënë Haxhiu.

Ndonëse LVV dhe Kurti e konsiderojnë të veçantë Rashiqin dhe kanë bashkëpunuar përgjatë viteve të fundit, vetë politikani serb nuk është në një linjë me partinë e Kurtit kur vjen puna tek konstituimi i Kuvendit të Kosovës, gjë të cilën kryetari Dimal Basha e konsideron si punë të kryer.

Rashiq në deklarimet e tij e konsideron se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar, meqë s’është zgjedhur edhe nënkryetari i fundit nga radhët e komunitetit serb.

“Nuk kam pritë – me çdo respekt ndaj kryetarit Basha, që do të konstatojë atë ditë Kuvendin, sepse sipas meje nuk është konstituuar dhe duhet të presim një vendim të Gjykatës Kushtetuese,” kishte thënë Nenad Rashiq në një intervistë për T7./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz