BallinaSportRashica përshëndetet me tifozët dhe Vitessen

Rashica përshëndetet me tifozët dhe Vitessen

Të ngjajshme

Rashica është përshëndetur me fansat dhe klubin e Vitesses, pas kalimit në Gjermani në muajin janar.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, të dielën ka qenë prezent në sfidën ndërmjet ish-ekipit të tij Vitesse dhe Ajaxit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se kishte shkuar për t’u përshëndetur me fansat dhe klubin e Vitesses, që e nderuan sot atë.

“Koha për t’i thënë lamtumirë fansave të Vitesses. Faleminderit për gjithë mbështetjen që me keni dhënë. Gjithashtu shumë faleminderit zyrtarëve të klubit që më nderuan sot”, ka shkruar Rashica.

Takimin e sotëm Vitesse e fitoi ndaj gjigantit holandez, Ajax me rezultat prej 3-2.

Në afatin kalimtar të janarit Rashica u bashkua me klubin gjerman Werder Bremen. /Gazeta Express/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz